Shqipëria do të marrë borxh 40 milionë euro për rehabilitimin e Hidrocentralit të Fierzës…

Shqipëria do të marrë hua 40 milionë euro për rehabilitimin e Hidrocentralit të Fierzës.

Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e Zbatimit të Projektit) dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) për rehabilitimin e Hidrocentralit të Fierzës është publikuar në fletoren zyrtare të 12 majit 2022 dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të saj.
Në Fletoren Zyrtare janë renditur dhe detajet e kësaj marrëveshjeje.


Shteti do të bëjë shlyerjen e huasë dy herë në vit, duke nisur nga 2027 deri në 2037.

Shlyerja do të jenë në datat e caktuara 15 maj dhe 15 nëntor të çdo viti për 10 vite në shumën prej 1,904,761.90 EURO për secilën nga këto data.

Në fletore përcaktohen dhe rastet kur KFW ndërpret pagesën. Një prej tyre është dhe kur Agjencia e Zbatimit të Projektit pra KESH nuk mund të provojë që shumat e Huas janë përdorur për qëllimin e caktuar.

Shteti do të nisë shlyerjen e parë më 15 maj 2027 në vlerën 1,904,761.90 EURO. Do të jenë 21 data të shlyerjes.


Norma e Interesit
Shteti do të paguajë interes për secilën shumë të Huasë të disbursuar në një normë norma fikse e interesit”) të përcaktuar nga KFW-ja brenda dy ditësh bankare të kësaj Marrëveshjeje para disbursimit të shumës përkatëse të Huas dhe që do të përbëhet nga:

Norma e shkëmbimit e përcaktuar në bazë të faqes Rojters “ICAPEURO” ose nëse kjo faqe nuk përmban detajet e nevojshme ose nëse nuk është e aksesueshme, në faqen Bloomberg “ICAE” (ose në një faqe vijuese që zëvendëson faqet Rojters ose Bloomberg të përcaktuara më lart). Nëse të dyja faqet nuk përmbajnë të dhënat e nevojshme ose janë të pazëvendësueshme, KFW-ja do të përcaktojë këtë normë mbi bazën e kostove të saj efektive të financimit në tregun e kapitalit në euro për maturimet që u korrespondojnë periudhave përkatëse të interesit fiks, sa më afër që të jetë e mundur; plus një marzh prej 0.55% (zero pikë pesëdhjetë e pesë për qind) në vit që merr parasysh fondet e grantit të vëna në dispozicion nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Nëse norma e interesit e llogaritur në përputhje me sa më lart bie nën 0% në vit, norma fikse e interesit do të jetë 0% në vit.

Norma fikse e interesit e përcaktuar në këtë mënyrë do të zbatohet derisa të jetë marrë kësti i fundit i shlyerjes në pajtim me skedulin e shlyerjes të kësaj Marrëveshjeje.

Disbursimi

Gjithashtu përcaktohet dhe skeduli i disbursimit në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Disbursimi i parë mund të kryhet deri më 1 korrik 2022 në shumën 200 mijë euro. Deri më 31 dhjetor 2027 shuma që do disbursohet është 40 mln euro.

Deri në fund të çdo periudhe disbursimi (“Data e hyrjes në fuqi e mbarimit të periudhës”, në përputhje me listën e mëposhtme) Huamarrësi mund të kërkojë disbursime vetëm deri në një nivel që nuk tejkalon shumën kumulative të disbursimeve të specifikuara në tabelën e mëposhtme.
Datat e interesit
Interesi do të jetë i kërkueshëm në shuma të prapambetura për pagesë përpara datës së pagesës të këstit të parë të shlyerjes, më 15 maj dhe 15 nëntor të çdo viti, por jo më herët sesa në datën e pagesës pas datës kur kjo Marrëveshje Huaje hyn në fuqi.

Gjithashtu marrëveshja parashikon dhe pasojat ligjore që mund të rrjedhin për shkak të ndërprerjes së marrëveshjes dhe kompensimi për dëmet.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë do të përfaqësojë Huamarrësin për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje

Të gjitha mosmarrëveshjet që lindin nga ose në lidhje me këtë Marrëveshje Huaje do të zgjidhen ekskluzivisht dhe në formë përfundimtare nga një gjykatë arbitrazhi. Procedura e arbitrazhit do të kryhet në Frankfurt am Main.

Gjatë huadhënies KFW-ja përjashtohet nga të gjitha taksat mbi të ardhurat nga të ardhurat e interesit dhe të gjitha tarifat, komisionet dhe kostot e ngjashme në Shqipëri.

Marrëveshja u miratua nga Kuvendi më 28 prill 2022 dhe u dekretua nga presidenti Ilir Meta më 10 maj 2022.

Baza për këtë Marrëveshje është Marrëveshja e datës 27 janar 2021 ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Shqipërisë.