Shpërthim me lëndë plasëse në banesen e Inspektorit të taksave në Bashkinë e Shkodrës…

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të 17 nëntorit. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 në lagjen “Ahmet Haxhija”, në banesën e shtetasit Besar Gushta. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.

I pyetur nga media Gushta deklaroi se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës si Inspektor  terreni per mbledhjen e taksave dhe tarifave në Drejtorinë e të Ardhurave pranë Bashkisë Shkodër, të cilën ai e mban që nga viti 2007. Ai dyshon se ngjarja lidhet me një konflikt i cili ka lindur gjatë kontrollit të një biznesi, tek i cili Gushta ka shkuar për të mbledhur taksat, teksa pronari i biznesit e ka kërcënuar duke refuzuar për dhënien e detyrimeve tatimore. Këtë pretendim ai e ngre me dyshimet pasi pak ditë para shpërthimit ka pasur edhe një kërcënim në rrugë nga përsoni në fjalë.

Shume shperthime ndaj punonjesve te shtetit dhe bizneseve kane ndodhur gjate vitit te fundit dhe ne asnje rast nuk jane identifikuar autoret e ngjarjeve. Me 26 mars te ketij viti ndodhen dy shperthime ne dy biznese te medha ne qytet, njeri ne supermarketin SPAR dhe tjetri ne dyqanin e firmes se njohur turke Waikiki.

Me 27 prill u dogj makina e efektivit te policise Dritan Turhanit në lagjen “Perash” ndërsa më 14 maj makina e Sokol Kronit në lagjen “Tre Heronjtë”.

Më 20 maj, u vendos tritol në lokalin në pronësi të efektivit Ndrek Rrasa, 46 vjeç punonjes policie.

Me 2 qershor rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së efektivit te policise Pëllumb Vukës u vendos nje sasi tritoli.

Ndersa me 28 Qershor një sasi lënde plasëse i është vendosur në gomën e parë të automjetit “Range Rover” në pronësi të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka.

Policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar deri tani, por duket se këto ngjarje janë mesazhe paralajmëruese për shënjestrat.

Keto dhe shume ngjarje tjera kriminale mbeten pa asnje autor te identifikuar ose te arrestuar gje e cila ben qe qytetaret e Shkodres mos te kene besim tek organet ligj-zbatuese dhe te ndihen gjithnje dhe me te pasigurte

Kujtojmë se Shkodra prej vitesh është kthyer në një qytet të pasigurtë, pasi prej kohësh përplasja mes bandave ka shkaktuar dhjetëra të vrarë dhe policia ndihet e pafuqishme për t’i ndaluar dhe kontrolluar territorin.

Besar Gushta