Shpërthen frikshëm koronavirusi në burg, dalin 13 raste

Ka shkruar në 663 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Mësohet se brenda 24 orëve kanë rezultuar pozitivë 29 persona, të cilët kryesisht janë nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 13 raste janë në një burg. Ka dyshime se ai është burgu 313, pasi aty u regjistrua para pak ditësh rasti i parë.

“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër,” tha MSH.

Para disa ditësh u raportua se një i burgosur italian, i arrestuar në vitin 2018 në Durrës, ishte infektuar me koronavirus.

Raste të reja sot

20 raste Tirana (nga këto, 13 raste në burgje)
7 raste Krujë
2 raste Shkodër