Shpenzimet për arsim, më pak se për alkool/duhan – Familjet shqiptare kanalizojnë vetëm 3.1% të shpenzimeve mujore për edukim

nketa e Buxhetit te Familjes është një prej publikimeve të pakta të institutit të statistikave që tregon një nivel real të mirëqënies së shqiptarëve, duke matur shpenzimet, shpërndarjen e tyre, sipas qarqeve, dhe sidomos sipas zërave. Por, çfarë tregon anketa e fundit në lidhje me mënyrën se si i shpenzojnë familjet shqiptare paratë e tyre? Në vend të parë, me diferencë drastike me zërat e tjera, është kategoria e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike.

Një familje mesatare shqiptare kanalizon rreth 41% të shpenzimeve mujore pikërisht për ushqim dhe pije jo-alkoolike. Kjo normë është në rënie krahasuar me një vit më parë, kur fiksohej në rreth 44%. Në vend të dytë, me rreth 10% të totalit ndjekin shpenzimet për banesën, ku përfshihen kryesisht faturat e ujit dhe dritave si dhe qira. Në vend të tretë me rreth 7% të totalit janë po shpenzime për shtëpinë, si mobilim, apo mirëmbajtje. Ajo që bie në sy sërish këtë vit është fakti se në vend të fundit është zëri i arsimit. Madje, një familje mesatare shqiptare harxhon më pak për arsim edhe se çfarë harxhon për alkool apo duhan, vetëm 3.1% të totalit.

Roel Korkuti / SCAN