
Policia ka shpallur në kërkim disa shtetas të dyshuar për përfshirje në protestën e dhunshme të ndodhur në zonën e Baks-Rrjollit, ku u dëmtuan makineri të një subjekti privat dhe pati përplasje me punonjës sigurie.
Sipas njoftimit zyrtar, në kërkim janë shpallur shtetasit: A. M. (30 vjeç), A. M. (28 vjeç), D. Sh. (20 vjeç), Gj. P. (60 vjeç), L. K. (39 vjeç), M. K. (32 vjeç), P. M. (30 vjeç), S. K. (44 vjeç), N. K. (35 vjeç), P. K. (27 vjeç), A. Zh. (31 vjeç), A. P. (46 vjeç), S. Sh. (52 vjeç), S. K. (19 vjeç) dhe G. P. (55 vjeç).
Ata dyshohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ndërsa policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Ngjarja lidhet me kundërshtimet ndaj ndërtimit të një kompleksi turistik në zonën e s, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së s për veprime të mëtejshme.
Pamje nga protesta e një dite më parë:




