Shkodra njeh rritje në turizëm, ‘Rozafa’ më e vizituara…

Shkodra pati rritje të numrit të vizitorëve vitin e shkuar.

Përgjegjësi i Sektorit të Parqeve Arkeologjike Helidon Sokoli, pohon se 2021 kishte afro 70% më shumë turistë se në 2020.

“Kalaja e Shkodrës e mbylli vitin 2021 me rreth 52 mijë vizitorë”, tregon Sokoli.

Kjo rritje pozitive vjen pasi shumë agjenci të huaja, sidomos ato nga Mali i Zi e kanë futur Shkodrën në paketat e tyre.

“Shkodra është futur në turet e tyre gjysmë ditore dhe kryesisht janë turistë nga vende të evropës qendrore”, tregon Helidon Sokoli.

Viti 2022 do të jetë i rëndësishëm për zonën muzeale të qytetit e cila pritet të përfshihet nga  nisma e re e rijetëzimit.