Shkodra drejtë dritës jeshile, asnjë rast me covid 24 orët e fundit…

Shkodra vazhdon të mos ketë raste të reja të personave të infektuar me virusin COVID-19.

Kjo gjë ka bërë që të ketë edhe një rënie të ndjeshme të numrit të tamponëve të marrë çdo 24 orë, ku të shtunën tamponi I është bërë vetëm katër personave të dyshuar si të prekur nga koronavirusi.

Deri më tani, numri I tw prekurve  nga ky infeksion në Shkodër është 115 dhe numri I të infektuarve aktivë është 16. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, nga 16 rastet aktivë, tre janë të shtruar në spital, ku njëri është I shtruar në terapi intensive ndërsa 13 të infektuarit e tjerë janë të vetëizoluar në banesa si shkak I gjendjes së mirë shëndetësore.

Personave të izoluar në banesa I ofrohet konsulencë mjekësore nga mjekët e familjes për çdo komplikim që ata mund të kenë. Ndërkohë, një ditë më parë është shëruar edhe një tjetër person nga Shkodra duke bërë që në total të jenë 102 persona të shëruar nga koronavirusi.

Gjatë këtyre ditëve situata duket nën kontrollin e institucioneve përgjegjëse, por nuk mungojnë as rastet e qytetarëve të cilët nuk I binden rregullave të lëvizjes të miratuara nga Ministria e Shëndetësië. Vetëm në 24 e fundit janë marrë 65 masa administrative, ndërkohë që nga Drejtoria Vendore e Policisë vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal dhe të qëndrueshëm.