
Pas katër ditësh në gjendje të rëndë, 64-vjeçarja Mimoza Hoxha humbi jetën. Ajo ishte nënë e dy djemve dhe gjyshe e disa nipërve e mbesave, por fatkeqësisht u bë viktimë e një rruge që prej kohësh është kthyer në pistë shpejtësie për makina dhe motorra.
Ngjarja ndodhi në një ditë të zakonshme. Mimoza kishte dalë nga klinika ku punonte, në lagjen “Skënderbeg”, për të hedhur mbeturinat. Pikërisht aty, dy automjete që po lëviznin në drejtime të kundërta u përplasën mes tyre. Njëri prej tyre doli jashtë kontrollit, duke përplasur dy makina të parkuara dhe kontenierët, e më pas goditi edhe Mimozën që ndodhej aty pranë.
Me plagë të rënda ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, ku mjekët luftuan katër ditë për ta mbajtur në jetë, por pa sukses. Ndërkohë, policia arrestoi menjëherë të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident….




