Shkodër/ Të verbërit: Po na zbresin nga urbani. Bjeshka: Faturinoja më zbriti në tokë me dhunë…

Të verbërit në Shkodrës prej të paktën 10 vitesh prballen me mungesën e infrastrukturës e ndër të tjera me atë të trasnportit public.

Megjithatë një ngjarje e rëndë sipas kreut të shoqatës së të verbërve në Shkodër do të sjellte një reagim të tij. Ndoc Bjeshka tregon se ditën e djeshme është përballur me fatorinon e autobusit i cili sipas tij e ka zbritur më forcë në tokë.

Këta të fundit pretendojnë thonë se iu kërkohet bileta për trasnportin urban duke shkelur kështu pasi kartoni jeshil me të cilin ata janë të pajisur është dokumenti me të cilin ata e kanë për detyrë të udhëtojnë në qytet pa prerë biletën.

Bjeshka kërkon një takim me kreun e bashkisë Bardh Spahia për zgjidhjen e këtij problem. Ndër të tjera kreu I shoqatës së të vërbërve sjell në vëmendjen edhe problematika të tjera me të cilat përballen të verbërit në rrugë duke mos patur akses të kalojnë nga njëri trotuar në tjetrin për shkak të parkimit të makinave kundravajtje.

Vëtëm në Shkodër sipas Bjeshkës nuk zbatohet ligji për transportin urban të të vërbërve apo shtresave në nevojë.