Shkodër/ Të shtëna me armë, plagoset 32 vjeçari…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një person me moshë të re ka mbetur i plagosur ndërsa ngjarja është regjistruar në oren 22:45 dt 17.10.2019 .

Nga të shtënat sipas burimeve në vendngjarje i plagosur ka mbetur shtetasi Erald.H 32 vjeç. Menjëherë 32 vjeçari është trasnportuar me një ambulancë të shërbimit kombëtar të urgjencës drejt spitalit rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Burime spitalore bëjnë me dije se 32 vjeçari Erald.H ka kaluar rrezikun për jetën dhe gjendja e tij shëndetësore shfaqet e stabilizuar. 32 vjeçari ka dhënë deklarimet e para për efektivët e policisë nga brenda mjediseve të spitalit.

Erald.H ka deklaruar se nuk ka asnjë ide për autorët e mundshëm duke qenë se nuk ka patur ndonjë konflikt të mëparshëm me persona të tjerë.

Shtetasi Erald.H sipas tij ka qenë duke luajtur një ndeshje kalçetoje në një nga fushat sportive të qytetit dhe gjithçka ka qenë normale si më parë. 32 vjeçari është nisur për në banesën e tij me mjetin me targë AA970XL kur papritur një person i ka prerë rrugën me një mjet që i plagosuri nuk ka arritur ta identifikojë i disfavorizuar edhe nga errësira.

Sipas deklarimit autori pasi e ka qëlluar është larguar menjëherë nga vendngjarja. Kalimtarë të rastit kanë vërejtur të plagosurin dhe kanë lajmëruar ambulancën. Policia Vendore e Shkodrës po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe indetifikimin dhe më pas kapjen e autorit të dyshuar. Deri më tani shkaqet e kësaj plagosjeje mbeten mister.