Shkodër/ Studentët e gazetarisë detyrë kursi përballë jurisë…

14 studentë të vitit të parë të degës së gazetarisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” janë përballur përmes detyrave të kursit të këtij sezoni me një juri të përzgjedhur gazetarësh por edhe nga fusha të tjera. Të rinjtë janë vlerësuar për të folurin në publik ndërsa kishin përzgjedhur disa tema të ndryshme për të marrë më pas nga 1 deri në 5 pikë nga anëtarët e jurisë.

I ftuar i veçantë në juri ishte profesori dhe autori i disa librave për median Hamit Boriçi i cili mbështeti studentët e degës së gazetarisë.

Profesor Hamit Boriçi shprehet se gazetaria në ditët e sotme dhe gazetarët hasen me një sërë problemesh të ndryshme ndërsa ka edhe një mesazh kryesisht për të rinjtë.
Studentja Klea Grizhja spikati duke u vlerësuar me pikët maksimale nga anëtarët e jurisë duke patur kështu performancën më të mirë ndërsa tregon edhe objekativat e saj për të ardhmen.

Detyra e kursit për studentët e gazetarisë të universitetit të Shkodrës ashtu si vitet e mëparshme, në këtë lloj forme duke i përballur studentët me një juri dhe publik u mundësua nga pedagogia Valbona Karakaçi.

Anëtarë të jurisë bashkë me profesor Hamit Boriçin ishin drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka dhe gazetarët Gaspër Marku, Simon Shkreli, Linda Doda Kavaja dhe Senad Nikshiqi.