Shkodër/ Shpallet në kërkim 32-vjeçari, aksidentoi 47 vjeçarin dhe u largua nga vendi ngjarjes…

Shpërndaje

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim shtetasin K. Sh., 32 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për një aksident të ndodhur më 13 prill 2026 në sheshin “Prek Cali”.

Sipas Policisë, 32-vjeçari, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur shtetasin Aranit Gjika, 47 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, 47-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon punën për kapjen e autorit.

Shpërndaje