Shkodër/ Shoqeria civile: “Qeveria të lehtësojë masat realisht”…

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile në qytetin e Shkodrës protestuan kundër qeverisë dhe kryeministrit ama duke kërkuar një lehtësim real të masave ndaj pandemisë së COVID 19.

Protetsuesit edhe pse të paktët në numër vendosën disa thirrje në qendër të qytetit të Shkodrës dhe treguan arsyet e kësaj proteste të pazakontë

Ajo që kërkojnë ky grup i vogël protestuesish që dolën në sheshin përpara bustit “Luigj Gurakuqi” është që të ngritet një grup i vërtetë ekspertësh për menaxhimin e situatës dhe lehtësimin e masave nga qeveria

Edhe pse kjo protest ishte paralajmëruar në rrjetet sociale numri i pjesëmarrësve ishte i vogël dhe kjo me pretendimin nga organizatorët se qytetarët kanë frikë të protestojnë.