Shkodër/ Shkrumbohet një automjet gjatë natës…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, ka rënë zjarrë në mjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit G. S. 35 vjeç.

Automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e pallatit dhe si pasojë e zjarrit automjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.