Shkodër/ Sezoni turistik, raportohen problematika. “Bovat dhe motorrët e ujit sfidë për institucionet”…

Sezoni turistik ka nisur zyrtarisht, por problemet po e shoqërojnë edhe këtrë vit. Kjo ka bërë që prefektja e Qarkut Majlinda Angoni të bashkojë në tryeze përfaqësues të pushtetit local dhe atij qëndror. Bashkia Shkodër nga ana e saj kërkon më shumë angazhim edhe të institucioneve të tjera, ndërsa po punon pëer riparimin e insfrastrukturës, ndricimin dhe përmirësimin e pastrimit.

Në cdo pike kyqë e identifikuar si problematike ne krijimin e trafikut do të ketë patrullë policie duke nisur që nga data1 korrik, për këtë drejtori I policies Hamdi Fjora ka nis ndarjen e punës me orare 12 orë në turn në mënyrë që të ketë staf të mjaftueshëm. Edhe kufiri këtë vit ka një bashkëpunim më të mirë me palen malazeze dhe synon që kalimet të bëhën të përshpejtuara në mënyrë që të evitohën rradhët ne kufi. Problem në plazh mbetet vendosja e bovave dhe lëvizja e motorrëve afër ujit.

Vetëm 2 subjekte kanë leje për nxjerrjen e motorrëve në uji, pjesa tjeter janë të paligjshëm, ndaj institucionet kërkuan bashkëpunimin edhe te agjenssië së bregdetit në këtë ceshtje, pasi përvojat e viteve të mëparshme nuk kanë qënë pozitive. Prefektja Majlinda Angoni kërkoi që këto që këto problem të marrin zgjidhje në mënyrë që të ketë një sezon të sigurtë turistik.