Shkodër, “Rruga Komani”/ Banorët kërkojnë ndërhyrje nga pushteti vendor…

Kjo eshte rruga “Komani” e cila prej vitesh vuan mungesen e rikonstruksionit te saj. Cdo dite atomjetet perballen me amortizime te shumta. Sikur te mos mjaftoje kjo ne kete rrugice gjendet edhe nje nga shkollat jo publike te qytetit te shkodres, e dhjetera femijeve u duhet te perballen me gropa te shumta per te shkuar ne shkolle.

Banoret thone se asnje investim nuk eshte bere, ndersa ne ditet me shi rruga behet thuajse e pa kalueshme. Rruga Komani sherben edhe si nyje lidhese me unazen perendimore dhe perms kesaj rrugice mund te dalesh n3e zona te ndryshme te qytetit mes tyre edhe tek varrezat komane. Mirpo asnje nga keto elemente duket se nuk ka mjaftuar qe bashkia Shkoder ta vendose ate si pjese te buxhetit per vite me rradhe duke e lene gjendjen e saj te tille, mes gropave dhe amortizimit total.