
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë kohës që punonte në një shtyllë.
Dyshohet se viktima ishte punonjës i një kompanie interneti dhe aksidenti ndodhi gjatë kryerjes së detyrës.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të tragjedisë./RealitetiPost




