Shkodër/ Projekt për mbrojtjen e fëmijëve nga krimi…

Siguria publike në komunitet për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri vijon që të jetë prej vitesh një pikë e dobët. Në këtë mënyrë për të mbajtur fëmijët larg krimit të organizuar apo veseve të këqija prej dy vitesh në Shqipëri po zbatohet projekti RAYS i mbështetur nga qeveria e Britanisë së Madhe që zbatohet nga grupi Palladium me qendër në Londër. Ky projekt aktualisht është duke bërë trajnimin e anëtarëve të Këshillave Vendor të Sigurisë Publike të disa bashkive.

Bashkia Shkodër pritet që ta ketë shumë shpejt këtë Këshill të ngritur për të cilin do të duhet të miratohet një rregullore në Këshillin Bashkiak. Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia u shpreh se mbajtja larg e fëmijëve nga grupet e krimit të organizuar është një domosdoshmëri për mbrojtjen e tyre.

Drejtuesi i ekipit të projektit RAYS në Shqipëri Redion Qirjazi tregon qëllimet që synohen të arrihen për sigurinë publike në komunitet për fëmijët.

Eksperti Britanik Adrian Kingsëell në fjalën e tij tha se përmes projektit RAYS kërkohet që në Shqipëri të sillen praktikat më të mira nga Britania e Madhe për të krijuar MASH, atë që quhet Modeli i Partneritetit mes Agjencisë në Reagimin e Mbrojtjes ndaj Fëmijëve.

Projekti RAYS synon që të nxisë bashkëpunimin ndërinstitucional për të trajtuar ndikimin e dëmshëm të krimit të organizuar në nivel lokal duke mbështetur dhe përmirësuar Këshillat Vendor të Sigurisë Publike që Shkodra ende nuk e ka një të tillë dhe pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak.