Shkodër, prezantohet projekti “Bibliotech”

BiblioTech është projekti i radhës që vjen si bashkëpunim i Bashkisë Shkodër me UNICEF Albania. E vendosur në mjediset e Qendres Rinore Atelie, Bibliotech është një mundësi më shumë për të rinjtë dhe fëmijët që të mësojnë, lundrojnë në internet të sigurtë por edhe të krijojnë lidhje me njëri- tjetrin. Prezantimi i projektit është bërë në mjediset e Qendrës Rinore Atelie nga kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe përfaqësuesi i UNICEF Albania Roberto De Bernardi.

Veç të tjerave, BiblioTech ofron sherbim interneti të sigurtë, duke mbrojtur të rinjtë dhe fëmijët nga faqen e rrezikshme përmes bllokimit të tyre.

Ademi dhe De Bernardi kanë firmosur edhe një marrëveshje në mes Bashkisë Shkodër dhe UNICEF Albania, me synim intensifikimin e bashkëpunimit me të tjera projekte. Më pas, të rinjtë kanë nisur menjëherë përdorimin e mjediseve të BiblioTech në Qendrën Rinore Atelie.