Shkodër/ Pensionisti refuzon ndihmat e bashkisë. “Nuk shes dinjitetin përpara kamerave tuaja”…

Pershendetje Monella!

Jam nje pensionist ne lagjen Skenderbeg e desha me ju tregu nje histori qe me ndodhi sot. Une jam nje person me te ardhura krejt minimale e jetojme ne nje shpi modeste bashke me gruan. Pra jemi dy pleq vetem me pak fjale.

Para disa ditesh nje mik i joni na tha se duke pas parasysh veshtiresite tona na kishte shkru emrin ne listen e bashkise per paketat ushqimore. Na shpjegoi se kishte fol ai ne emrin tone, i kishte dhane adresen dhe se do vinin keto dite te shpia. Nuk na u duk ndonje shkelje rregullash se kishte fol ai se fundja situata jone asht e dukshme.

Sot nadje, me moren ne telefon. Ishte nje vajze.

Me tha, a je filani? Po. Nga ora 11.30 do te vijme me pru paketat ushqimore te shtepia.

– Faleminderes, i thashe. Kush e kush do vini?
– Une me shoferin edhe kameramani.
– Po Pse kameramani zonjushe?
– Po, tha se duhet ti dokumentojme.
– Po a keni lista me emra? Ju vini dhe shenoni numrin e kartes se identitetit, ju ve nje firme dhe jena te gjithe ok.

– Jo, jo. Kameramani asht gjithkund me ne.
– Shume faleminderes zonjushe. Mos e merrni mundimin por çojani dikujt tjeter.
– Po hajt zoteri se po shohim se ca me ba.
– Jo, jo faleminderes. Nuk i du ato ndihma.

E mbylla telefonin e dashtun Monella dhe prejmend u ndjeva shume i ofendum. A kane Zot keta njerez. Mu nuk me pshtojne jeten mielli e voji qe po me bijne se ndoshta e kisha shit ftyren ne ekrane por keta jane ma te paftyre e ma te ligj se vete djalli. Sa te kem fryme nuk du me mu afru keto soj mostrash.