Shkoder/ Nuk regjistron dot fëmijën i mungon saktësimi i adresës…

0
114

Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Njësia Administrative Postribë në Shkodër i cili prej më shumë se dy javësh nuk mund të regjistronte fëmijën e tij në gjendjen civile, arsyeja se mungonte saktësimi i adresës së banesës, një detyrim i Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’u kryer që përpara 3 vitesh.

Admir Braqi tregoi se ka vajtur disa herë pranë gjendjes civile, pranë njësisë administrative por edhe pranë bashkisë por të gjithë i thonë s’ka sistem.

“Harxhoj 30 mijë lekë vajte ardhje nga fshati, kam ardh disa herë, s’po gjej zgjidhje, ndaj kërkova ndihmën e Fiksit” thotë z.Braqi

Pas kësaj gazetarët e Fiksit ju drejtuan Zyrës së Gjendjes Civile Postribë, punonjësja e kësaj të fundit shpjegoi se i mungon adresa qytetarit ndaj s’mund ta regjistrojë fëmijën. “Ai s’mund të marri çertifikatë e për pasojë s’mund të marrë as bonusin e bebes “thotë punonjësja. Ajo tregon se kanë patur dhe raste të tjera të ngjashme.

Ndërkohë administratori i kësaj njësie administrative tregoi se s’ka fuqi për ta zgjidhur këtë problem ndaj e shoqëron qytetarin deri në bashki.

“Fuqia ime është ta çoj qytetarin deri në bashki, pastaj s’kam çfarë i bëj më shumë, pasi është faji i Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila nuk i ka regjistruar të gjitha adresat dhe për faji të tyre qytetari sorollatet” thotë administratori.

Përveç këtyre qytetari vajti për një përgjigje dhe në bashki, punonjësi i kësaj të fundit i rishpjegoi qytetarit se s’ka sistem.

PËRGJIGJU