Shkodër/ Mungojnë investimet në rrugën “Çun Nika”/ Banorët: Prej 30 vitesh nuk ka patur asnjë investim…

Megjithëse gjatë këtij fillim viti ka patur investime në infrastrukturën rrugore në lagjet e qytetit të Shkodrës por mjaft rrugë në lagjet periferike janë lënë në harresë.

Në të gjithë gjatësinë e saj rruga “Çun Nika” në lagjen Mark Lula është totalisht me gropa, që këto ditë me shi janë mbushur te gjitha me ujë.Të zhytura mes baltës, gropave me ujë ajo është kthyer në një shqetësim për banorët e zonës. Ata thonë se prej 30 vitesh nuk ka patur asnjë investim ndërsa shtojnë se kanë ndërhyrë vetë në mënyrë private për vendosjen e tubacioneve të ujrave të bardha dhe të zeza .Banorëve të rrugës “Çun Nika” shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve.