Shkodër, konfirmohet një rast i ri me Koronavirus…

Pas një jave të qetë, në Shkodër është konfirmuar një rast I ri pozitiv me COVID-19. Deri më tani, numri I të prekurve arrin në 121 ndërsa 10 janë raste aktive.

Nga rastet aktive, Ministria e Shëndstësisë bën të ditur se 9 janë qytetarë të vetëizoluar në banesa në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa një tjetër është pacient I shtruar në spitalin infektiv në Tiranë.

Në 24 orët e fundit është konfirmuar edhe një tjetër person I shëruar me COVID-19 në qytetin e Shkodrës.

Deri më tani, situata e krijuar nga përhapja e koronavirusit duket se është nën kontroll dhe drejt përmirësimit. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor vazhdon hetimin epidemiologjik të situatës, ku deri më tani janë marrë më shumë se 1300 tamponë tek qytetarët shkodranë.

Si shkak I kufizimeve të krijuara nga përhapja e COVID-19 vijon akoma shpërndarja e pakove ushqimore tek familjet ën nevojë, kryesisht ato ku ka të moshuar të vetmuar apo familje me shumë anëtarë. Deri më tani, bashkia më e qetë në qarkun Shkodër ka qenë ajo e Malësisë së Madhe ku nuk ështe identifikuar asnjë rast I infektuar me koronavirus. Kjo ndoshta edhe si shkak I numrit të vogël të testimeve të bëra në këtë bashki gjatë kohës së përhapjes së pandemisë.

Ndërkohë, si shkak I lehtësimit të masave në të gjithë vendin, qytetit të Shkodrës po I kthehet gjallëria dhe ritmi normal I jetesës, njëlloj si në ditët para përhapjes së pandemisë.