Shkoder/ Konfirmohen tre raste të reja me COVID 19…

Rritet numri I personave të prekur me COVID-19 në qytetin e Shkodrës . Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe tre raste të reja me Koronavirus , duke e çuar numrin në total në 14 të infektuar aktiv .

Mësohet se vazhdon marrja e tamponëve për personat e dyshuar se mund të jene prekur nga COVID-19. Qyteti I Shkodrës vazhdon të mbetet një nga zonat ku virusi COVID-19 vazhdon të jetë prezent.

Në këto kushte qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe për më tepër kur tani lëvizja është krejtë e lirë , rreziku I marrjes së virusit është I mundshëm.

Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se agresiviteti I virusit ka rënë ndjeshëm dhe kjo është një e dhënë që e bën situatën më optimiste. Që nga koha kur vendi u përfshi nga pandemia në qytetin e Shkodrës janë prekur gjithsej 125 persona , ku 90 % e tyre janë shëruar plotësisht.

Pavarsisht situatës së krijuar , specialistët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetsor në Shkodër vazhdojnë hetimin epidemiologjik për gjurmimet e personave të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë nje nga masat për frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit kërkohet respektimi I vazhdueshëm I distancës sociale mes individëve.