Shkodër/ Kapet 45 vjeçari i dënuar për narkotikë…(EMRI-VIDEO)

Shpërndaje

Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Wanted 2”.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.
I ndaluari, pjesëtar i një grupi kriminal që ka shitur lëndë narkotike, në Shkodër, i cili u godit nga Policia, gjatë operacionit të koduar “Buna 2021”.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 2”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:

-Emiljan Hajdaraj, 48 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje