Shkodër/ I vihet zjarri makinës së gjyqtarit Andri Ymeri

Dy mjete janë djegur mesnatën e kaluar në qëtetin Shkodër. Bëhet me dije se dy automjetet ishin të parkuara në afërsi të  Kishës Franceskane në Shkodër.

Flakët janë evidentuar rreth orës 23:30 të së dielës.

Mësohet se njeri nga automjetet është në pronësi të gjyqtarit të Gjykatës së rrethit Shkodër Andri Ymeri, dhe dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, si shkak i detyrës.

Policia dhe Zjarrfikësit kanë mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit./RealitetiPost/