Shkodër/ I vihet zjarri banesës së ish-policit Admir Dushi…

Një ngjarjë e rëndë është regjistruar në Shkodër me datën 12 Korrik 2020 rreth orës 23 :15. Një shpërthim I fuqishëm është degjuar në një banesën në lagjen “Tepe” Rruga “Ali Demi” dhe nga ky shpërthim banesa është përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave zyrtare banesa është në pronësi të shtetasit Admir Qani Dushi dhe pas hetimit te policisë dhë grupit hetimor në vendngjarje bëhet me dije se shpërthimi ka qënë I qëllimshëm dhe I mirëorganizuar, I shkaktuar nga kombinimi I lëndëve plasëse me ato djegëse.

Deklarimet e dëshmitarëve pranë oficereve të policisë tregojnë se kanë parë dy përsona të cilët kanë vendosur një kuti pranë baneses së Admir Dushit dhe pas pak çastesh është degjuar shpërthimi I frikshëm. Po këto dëshmitarë thone se pronari I baneses kishte hasmëri ndaj dhe ishte larguar nga Shqipëria. Madje ato shtojnë se ky është rasti i dytë ku kjo familje bie pre e akteve vandale dhe të rrezikshmë pasi edhe para pak muajsh pati një shpërthim me tritol në këtë banese pikërisht me daten 7 janar të këtij viti.