Shkodër, i riu që trashëgoi islamin në familje…

Ramazani është muaji më i rëndësishëm I vitit për besimtarët muslimanë. Gjatë agjërimit të këtij muaji besimtarët forcojnë edhe më shumë lidhjet me Zotin, ndërsa shtohet vëmendja ndaj veprave të mira dhe përkujdesjes ndaj personave në nevojë. Jemi mësuar të shohim shumë të moshuar të cilët flasin për praktikimin e fesë dhe agjërimin e këtij muaji të Madhërishëm, por kësaj here do të sjellim një histori ndryshe, që I përket po njësoj realitetit tonë.

Të rinjtë çdo ditë e më tepër po orientohen drejt besimit në Zot. I tillë është edhe 21 vjeçari Rigers Sekja, I cili prej 8 vitesh është praktikues I fesë dhe besimtar I përgjegjshëm. Rigersi tregon se agjëron rregullisht prej katër vitesh, ndërsa shton se në familjen e tij ai ishte I pari që përhapi fenë.

Rigersi tregon se gjatë agjërimit ka patur edhe ditë të vështira, por përmes disiplinës, ka arritur të agjërojë secilin prej tyre.

21 vjeçari tregon se nuk ka shumë shokë të cilët adhurojnë Zotin përmes agjërimit, por gëzohet kur sheh bashkëmoshatarët e tij teksa fallen në xhamitë e qytetit.
Rigersi përveçse nëj student I mirë dhe besimtar I përgjegjshëm është edhe futbollist I katëgorisë së dytë në ekipin e Murlanit dhe instruktor palestre. Ai tregon si ka arritur të përballojë rutinën e tij gjatë muajit të Ramazanit.

Rigersi edhe pse vetëm 21 vjeç është shembulli që me vullnet dhe disiplinë, çdo I ri mund t’I përkushtohet familjes, të ndjekë studimet e preferuara dhe të bëjë punën e tij të preferuar dhe më e rëndësishmja të adhurojë Zotin. Këtij përkushtimi që ai I ka kushtuar 8 vitet e fundit kohën më të madhe, dhe të vazhdojë me të njëjtën dëshirë përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë ditëve të muajit të Ramazanit./StarPlus/