Shkodër/ Gruaja përplaset nga motori, mjeku ndalon makinën në mes të rrugës dhe i jep ndihmën e parë…

Një aksident i rëndë u raportua pak orë më parë në Shkodër, ku një grua u përplas nga një mjet. Fillimisht u rqaportua se ajo ishte përplasur nga një automjet tip Audi, por e vërteta nuk është kështu.

Raportohet se shoferi Audit është mjek dhe kishte ndaluar për t;i dhënë ndihmën e parë. Ai quhet Sokol dhe ka shkruar pas videos në redaksiën e JOQ ALBANIA.

Sipas tij, ai ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë dhe se gruaja ishte përplasur nga një motor.

Doktor Sokoli na tregon se gjendja e gruas nuk ishte kritike, por ai ka qëndruar me të derisa erdhi ambulanca.