Shkodër/ Berisha: Mbrëmë jam njoftuar vonë shumë, se këta e hapën tunelin…

Berisha : Mbrëmë jam njoftuar vonë shumë, se këta e hapën tunelin, se e kanë në program pune importin dhe nuk e ndërpresin.

Gjithçka diktohet nga vjedhja.
Ne e kemi deklaruar shumë herë që energjia është shndërruar në një nga mallrat e vjedhjeve më të mëdha

Kjo ishte absolutisht e parashikueshme, e ndalueshme, nëse do prodhohej energji dhe do ulej niveli.

Energjia nuk kishte nevojë të blihej.
Sot po shesin energji, me një çmim katër herë më të ulët se e blejnë, se e kanë kontratat.
Janë verbuar.Qeveria ka qëndrim armiqësor të hapur ndaj Shkodrës. Por këtë akt e kanë bërë se janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme.