Shkodër – Arrestohen 7 persona në operacionin “Ndërmollasi”, sekustrohen drogë, armë dhe mjete të trafikuara…

Shpërndaje

Shkodër/Finalizohet operacioni policor “Ndërmollasi”, zbulohet një ambient ku përpunohej dhe përgatitej për shitje kanabisi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12.6 kg kanabis, municion luftarak, 4.5 kg lëndë të dyshuar shpërthyese artizanale, një automjet, 4 motomjete të trafikuara e të modifikuara, 7 celularë dhe 700 euro.

U arrestua organizatori i grupit kriminal, Ramazan Meaj, si dhe 6 shtetase të angazhuara në përpunimin e drogës:

Lulë Martini,

Arsilda Zymeri,

Lula Koçeku,

Pashke Koçeku,

Zamira Koçeku,

dhe një vajzë 16-vjeçare.

Operacioni është kryer nga strukturat e Policisë së Shkodrës, bazuar në informacione operative dhe kontrolle të shtrira në disa ambiente. Vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Shpërndaje