Shkodër/ 1500 kërkesa për urdhër mbrojtje, bashkohen shoqatat në një deklaratë urgjente…

22 organizata të shoqërisë civile Shkodër, u bënë bashkë duke
reaguar publikisht ndaj ngjarjeve tragjike të ndodhura ditët e fundit, ku dy gra humbën jetën si pasojë e krimit në marrdhëniet familjare. Bashke shprehëm angazhimin tonë në mbrojtje të të drejtave të grave dhe integrimit te tyre nëpërmjet rritjes së aksesit ndaj shërbimeve publike dhe jopublike.

Ne do vazhdojmë te promovojmë rëndesinë e barazisë gjinore, duke ofruar shërbimet tona psikosociale, juridike, strehim për femijë, gra dhe vajza, viktima të dhunës në familje, qendra ditore rekreative për femijë, aftësimin e grave përmes programeve të fuqizimit ekonomik si dhe ofrimin e shërbimit të rehabilitimit të burrave me sjellje agresive përmes programeve të këshillimit në ndihmë të fuqizimit të familjes duke u udhehequr nga parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit.