Shkaktoi aksidentin në Rranxa ku mbeti i vdekur drejtuesi i zetorit, arrestohet 37 vjeçari…

Vau i Dejës, Shkodër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, më datë 17.06.2022, duke udhëtuar me një motoçikletë që e drejtonte pa leje drejtimi, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës, është përplasur me një mjet bujqësor (zetor), me drejtues shtetasin E. Rr., 38 vjeç, banues në fshatin Rranxa dhe si pasojë e përplasjes mjeti bujqësor është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit bujqësor u  dëmtua gjatë aksidentit dhe për pasojë ndërroi jetë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.