Shifrat e donatorëve për tërmetin/ Franca thyen rekordin…

Franca ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 100 milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019. Lajmi është bërë i ditur në Konferencën e Donatorëve, e cila po zhvillohet sot në Bruksel, ku janë të pranishëm 100 vende. “Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm francez. Pas saj renditet Italia qe dhuron një shumë të madhe për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Fqinjët kanë dhuruar plot 65 milionë euro për të ndihmuar popullin shqiptar, që sipas ministrit të jashtëm italian, Di Maio t’iu rikthehen ëndrrave të tyre. “Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar. Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. Japim 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.

Greqia do të japë si donacion 2.5 milion euro dhe zotohet të ndërtojë 200 shtëpi në Shqipëri bëri të ditur perfaqesuesi grek gjatë Konferencës së Donatorëve.

Dëmet që sipas llogarive shqiptare shkojnë në 1 miliardë euro. Koordinatorja e Komitetit për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Milva Ekonomi që prezantoi në Bruksel raportin tha se dëmi i shkaktuar në ekonomi llogaritet 985 milionë euro, ndërsa nevoja për rindërtim 1,073 miliardë euro. 

Në një bisedë me Deutsche Wellen Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se pret që në Konferencën e Donatorëve në “kombinim me grante dhe kredi të arrihet të mblidhet një ndihmë rreth 450 milionë euro” për Shqipërinë. Ditën ne djeshme ai u shpreh se pritshmëritë shkonin tek 300-350 milionë euro.

Donacionet në shifra

BE- 100 milion euro

KE- 15 milion euro

Gjermania – 11 milion euro

Italia-  65 milionë euro

Franca-  100 milion euro

Emiratet e Bashkuara- 70 milione

Suedia-  5.6 milion euro

Britania e Madhe- 1 milion pound

ShBA- 5 milione

Zvicra- 9 milione

Kroacia- 1 milion euro

Luksemburgu-  250 mijë euro

Serbia- 2 milionë euro

Polonia-  2.7 milion euro

Danimarka-  2.7 milione euro

Greqia-  2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e  objekteve arsimore,

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura.