Sherr për shezlongët në Shëngjin, goditet me lopatë pronari i një subjekti…

Pronari i një subjekti privat në Shëngjin është goditur me lopatë pas koke pas një sherri me një person tjetër.

Mësohet se biznesmeni A. Marku është nisur në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Ndërsa autori i ngjarjes, i identifikuar si P. Deda është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur për ndarjen e hapësirës së plazhit në zonën e Kunes.