
Nga Redi Shehu
Nuk ka dyshim qe faza ne te cilen ndodhemi, persa i perket reformes ne drejtesi, eshte e barabarte me transformimin e nje qiriu brenda nje dhome te erret, ne nje projektor verbues qe kap cepat me te larget te shoqerise tone politike. Tashme cironkat e fillimit jane kthyer ne balena aq te medha, sa nuk ka rrjete pushteti qe t’i mbaje. Historia e reformes tone ne drejtesi, e cila ne perceptimin popullor ngushtohet tek emri SPAK, eshte e pervijuar brenda dy mitologjive.
Miti i pare, i cili kryesisht eshte zanafilluar, fryre e majisur nga mendimi opozitar, eshte se SPAK nuk eshte gje tjeter veçse mekanizmi i Rames per te shkaterruar opoziten dhe pastruar oborrin e tij nga te pabindurit, tradhtaret dhe kumbullngrenesit. Miti i dyte, ai i mbeshtetesve te maxhorances, eshte se SPAK eshte jo vetem produkt i pushtetit, por edhe e vetmja forme emancipuese e qeverise, me te cilen socialistet tentuan t’i mbushin mendjen vetes, pastaj edhe te tjereve.
Asnjeri nga keto mite nuk ka raporte te shendetshme me te verteten. Ato u perdoren ne funksion te seciles pale pikerisht per te verbuar nje te vertete te pamohueshme se paaftesia e rithemelimit te drejtesise nga ana jone gjate tranzicionit, coi ne nevojen e rithemelit te saj nga faktore te jashtem. E kur kete nuk e ben dot vete, por ta bejne te tjeret, atehere “toleranca” kembehet me shpejtesine, rreptesine dhe traumen. Koha e humbur nuk te jep elegancen e nje proçesi te natyrshem e gradual reformimi. Jo, tashme ajo ka humbur sensibilitetin vendas ne funksion te efikasitetit te serte. Per kete, politkanet tane nuk kane pse te fajsojne askend tjeter pervec vetes.
Skandali Balluku nuk eshte aq i rendesishem ne esencen e vet si banalitet i grabitjes se pasurise publike, por kthehet ne i posaçem sepse ne te njejten kohe shkaterroi dhe degradoi pikerisht keto dy mite.




