SENSIBILIZIM/ Mësuesi i Medresesë së Shkodrës me COVID 19, kërkohet ndihmë për kurim jashtë shtetit…

SENSIBILIZIM

Shumë të nderuar miq dhe dashamirës!
Pıkësëpari urojmë me përzemërsi të jeni mirë në këtë periudhë tepër të vështirë që po kalon i gjithë vendi dhe mbarë njerëzimi.

Kolegu dhe vëllau ynë, z Gazjon Rusi, mësues i matematikës në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve, prej ditësh ndodhet i shtruar në gjëndje shume të rëndë,i intubuar ne Spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”, Tirane.
Për shkak te kesaj gjendjeje, është parë e domosdoshme të dërgohet urgjent për kurim në një spital të specializuar në Republikën e Turqisë.

Me këtë rast, shpallim sensibilizim për të gjithë ata që kanë dëshirë dhe mundësi të kontribuojnë financiarisht.
Kontributi juaj është një dritë shprese për Gazjonin!

Shpresojmë që me ndihmën e Allahut Fuqiplotë, vëllau dhe kolegu ynë të arrijë në shëndetin e plotë dhe ti bashkohet sa më parë familjes së Tij.

Për kontributet tuaja ju ofrojmë:

“Banka Kombetare Tregtare”
Numri i llogarisë së Medresesë LEK :
AL9420551106173041CLTJCLALLW

Tel: +355672879378 (Sekretaria e Medresesë)
Tel : +355692543143 (Familja e Gazjon Rusit)