Rritje e ndihmës ekonomike, Tula: Ja kategoritë që përfitojnë…

Skema e ndihmës ekonomike ka pësuar ndryshime duke u rritur për disa kategori të ndryshme. Drejtoresha rajonale e shërbimit social në Shkodër Valbona Tula tha se ndihma ekonomike nga 3 mijë lekë në muaj është bërë 9 mijë lekë në muaj për viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, apo edhe ata që kanë statusin e jetimit.

Ndërkohë për familjet të cilat kanë 3 fëmijë e sipër nën 18 vjeç ndihma ekonomike është dyfishuar ndërsa për gjithë pjesën tjetër të skemës së ndihmës ekonomike ka një rritje prej 10%.

Numri i familjeve dhe personave që do të përfitojnë nga rritja e skemës së ndihmës ekonomike do të bëhet i ditur pas janarit të këtij viti kur këto shtresa ta marrin ndihmën ekonomike me rritjen përkatëse.