Rriten kërkesat për azil, shqiptarët të dytët pas sirianëve për kërkesat për azil…

Kërkesat për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar rritje në korrik, për të dytin muaj radhazi.

Sipas statistikave të publikuara nga Zyra Europiane e Azilantëve në korrik, kërkesat për azil për herë të parë dhe riaplikimet, nga shqiptarët ishin 505 në total. Në krahasim me qershorin, kërkesat për azil janë rritur me 28%.

Siria është e para në botë, me 35 aplikime për 100 mijë banorë. Në raport  me numrin e popullsisë Shqipëria rendit e dyta, për numrin e azilkërkuesve me rreth 18 aplikime për 100 mijë banorë.

Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Eurostat treguan se pjesa më e madhe e aplikimeve për azil nga Shqipëria po bëheshin nga të rinjtë.

23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç.

Ndërkaq 15.3 mijë persona, ishin të grupmoshës 18-34 vjeç.

Në periudhën janar 2019- gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit.

Këto të dhëna bëjnë të ditur se nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera, rreth 30.5 mijë shqiptarë.