Rivitalizimi i Shirokës: Vizitorët kritika me projektin, presin ndikim në ekonomi

Pas shumë vonesave dhe zvarritjeve, projekti për rivitalizimin e Shirokës po shkon drejt përfundimit.   Qytetarët janë kritikë për projektin, megjithëse pranojnë se mund të ketë impact pozitiv në zhvillimin e zonës. 

6-mujori i parë i 2019-es do të duhej të shënonte përfundimin e punimeve për sheshin e Shirokës.

Shtyrja ndodhi fillimisht për shkak të projektit, më pas kushteve atmosferike dhe përplasjeve pushtet vendor – me atë qendror.

Megjithatë duket se këto ditë janë lënë pas dhe tashmë kjo zonë pothuajse është gati të mbërrijë në ditën e inaugrimit, me një imazh tërësisht të ndryshuar.

Qytetarët ndërkohë nuk e kanë ndalur frekuentimin e zonës turistike.

Disa kanë kritika për projektin, megjithëse pranojnë se mund të ketë impakt pozitiv në zhvillimin e zonës.

Shiroka duhet të ishte bërë më bukur”

Pllakat dekorative dhe mozaiku i krijuar i kanë dhënë Shirokës turistike jo vetëm një imazh tjetër, por edhe një mundësi më shumë për të fituar terren në aspektin turistik.

“Vetëm ky ishte plazhi jonë, ne në atë kohë nuk e njihnim Velipojën”

3 miliardë lekë është vlera e financimit që ka akorduar qeveria dhe fondi shqiptar i zhvillimit, e ku ndërhyrja ka prekur një sipërfaqe prej 20 mijë meter/katror shesh dhe 2 mijë meter/katror fasada dhe 1500 m2 çati të shtëpive në qendër të Shirokës.

“Është një vend më i bukur për shëtitje për njerëzit”

I vetmi objekt që ende nuk ka nisur në këtë zonë për tu ndërtuar si pjesë e projektit, është muzeu i peshkimit, që do t’i ngjajë një anije, si ato që dikur lundronin në këto ujëra, e që sot fatkeqësisht i mungojnë Shirokës.