RISI, Policia Bashkiake Shkodër pajiset me biçikleta…FOTO…

Sot në bashkine Shkodër, Policia Bashkiake është paisur me Bicikleta.

Nje hap i vogël, me domethënje të madhe.
Kujdesi ndaj mjedisit urban fillon nga vete institucionet dhe zyrtarët.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë me mbështetjen e programit rajonal të GIZ/ORF Albania (Fondet e Hapura Rajonale për Evropën Juglindore) perfundoi zbatimin e projektit me fokus pregatitjet për Planin e Mobilitetit te Qëndrueshëm Urban (Sustainable Urban Mobility Plan -SUMP).

Finalizimi i projektit u realizua me paisjen e policisë bashkiake shkodër me bicikleta për tu perdorur në zona urbane, ndër urbane dhe gjate kohēs së plazhit.

Kēto lehtesira do kontribuojnë në krijimin e një kulture tjeter të sjelljes dhe veprimin qoftë neë aspektin social, mjedisor por edhe të kuptuarit të levizshmërisë urbane në cdo kohe.