Reshje shiu dhe dëbore/ Si parashikohet të jetë moti sot…

Këtë të dielë parashikohet ndikim i masave ajrore të paqendrueshme.

Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura gjatë gjithë ditës së sotme.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.