Reshje dhe erë e fortë gjatë natës, prefektura Shkodër: Situata nën kontroll në të gjithë qarkun…

Shpërndaje

Prefektura e Qarkut Shkodër ka bërë të ditur gjendjen pas reshjeve të shiut dhe erës së fortë të regjistruara gjatë natës në disa zona të qarkut. Sipas komunikimit me strukturat vendore të Mbrojtjes Civile, situata është nën kontroll dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa janë raportuar disa ndërhyrje të shpejta për pastrimin e pemëve të rrëzuara dhe inertesh në disa segmente rrugore.

Njoftimi i plotë:

Nga komunikimi me strukturat vendore të Mbrojtjes Civile për situatën, Prefekti i Qarkut Shkodër ju bën me dije se:

  • Bashkia Shkodër: Gjatë natës janë regjistruar reshje shiu dhe erë të fortë. Në rrugën “Martin Camaj” ka pasur rënie pemësh, të cilat janë pastruar menjëherë nga punonjësit e Shërbimeve Publike.
  • Bashkia Fushë-Arrëz: Gjatë natës ka patur reshje shiu me intensitet të lartë. Si pasojë, janë shënuar rënie inertesh në segmentet rrugore Fushë-Arrëz – Fierzë dhe Fushë-Arrëz – Iballë.
  • Deri në këtë moment nga pesë bashkitë e Qarkut Shkodër (Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz) nuk janë raportuar situata të tjera emergjente.

Gjendja në të gjithë qarkun është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse të emergjencave civile dhe njësitë vendore.

Shpërndaje