Relaksim për lëvizjen e lirë/ Kryeministri Rama: Nga java tjetër, këto qytete do kenë lehtësi

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje të gjithë popullit shqiptar se duhet ta ngulitin mirë në mendje, se normalitetit tashmë nuk do të jetë si më parë.

Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se njerëzit do fillojnë të dalin, por duhet të respektojnë rregullat.  Ai bëri të qartë se nuk do ketë plazhe si më parë.

Edi Rama: Virusi nuk ikën meqë ne po mbyllemi në shtëpi, është prapa derës. Ne duke qenë ne shtëpi nuk i japim mundësi të vijë dhe më pas të na përdore për transportues. Në momentin që dalim ne ekspozohemi, prandaj duhet të respektojmë rregullat. Sa më shumë hapemi aq më shumë duhet të ndërgjegjësohemi ne.

Harroheni normalitetin që kishim, deri kur të dalë vaksina normaliteti nuk do jetë më si më parë. Nguliteni në kokë, normaliteti i ri do të jetë ndryshe. Edhe kur të dalim do sillemi ndryshe. Nuk ka më dhënie dore, nuk ka më turru të gjithë futu në autobus, nuk ka më futu të gjithë në restorante. Nuk ka me shko në plazh të gjithë rrëmujë dhe bëj transmetim me valë avujsh djerse dhe alkooli nëpër pube dhe beach bar. Nuk ka më, nuk ekziston.

Sigurisht nuk do rrimë brenda të gjithë dhe nuk do presim të ikë virusi për të dalë. Do dalim, por duhet të bashkëjetojmë me këtë rrezik në çdo hap. Nëse nuk e bëjmë këtë mjafton pak për ti bërë gjëmën popullit dhe pastaj e shikojnë mirë ata që thonë kjo është përrallë, është mashtrim. E shikojnë mirë pastaj kur pastaj larg qoftë shikojnë veten apo prindërit shtrirë në spital.