Raport i mbështetur nga OKB: Zi buke në Gaza…

Shpërndaje

Në qytetin e Gazës dhe zonat përreth është konfirmuar për herë të parë prania e zisë së bukës, sipas një raporti të një organi të mbështetur nga OKB-ja që monitoron sigurinë ushqimore.

Mbi 500 mijë banorë të Rripit të Gazës përballen aktualisht me “uri ekstreme, varfëri dhe rrezik vdekjeje”. Po i njëjti organ paralajmëron se gjendja e rëndë pritet të shtrihet deri në Deir al-Balah dhe Khan Younis, nëse nuk merren masa para fundit të shtatorit.

Raporti prej 59 faqesh thekson se duhet një reagim urgjent dhe masiv, duke shtuar se çdo ditë vonesë mund të sjellë një rritje dramatike të vdekjeve të lidhura me urinë.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Izraelit ka mohuar gjetjet, duke këmbëngulur se “nuk ka zi buke në Gaza”.

Në këtë klimë tensioni, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri të ditur se kabineti ka miratuar planet për një tjetër ofensivë në qytetin e Gazës. Forcat izraelite (IDF) u kanë bërë thirrje organizatave humanitare dhe stafit mjekësor të përgatiten për evakuimin e rreth 1 milion banorëve drejt jugut.

Shpërndaje