Qëndronin pa leje në zonën SHENGEN, riatdhesohen 49 shqiptarë nga Franca dhe Luksemburgu

Shqiptarëve të riatdhesuar u është refuzuar kërkesa për azil dhe kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN. Për këtë arsye forcat e policisë Francë në bashkëpunim me ato të Belgjikës, Holandës dhe të Shqipërisë kanë marrë masat për riatdhesimin e shqiptarëve.

49 Shqiptarë mes tyre familje me fëmijë janë riatdhesuar në vendin e tyre. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 44 prej tyre ndodheshin në Francë, ndërsa pesë të tjerët në Luskemburg. Shqiptarëve të riatdhesuar u është refuzuar kërkesa për azil dhe kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN. Për këtë arsye forcat e policisë Francë në bashkëpunim me ato të Belgjikës, Holandës dhe të Shqipërisë kanë marrë masat për riatdhesimin e shqiptarëve.

Njoftimi i policisë Rinas: Operacioni i radhës i riatdhesimit Francë + FRONTEX, me eskortë shqiptare. Riatdhesohen 49 shtetas, mes tyre familje me fëmijë, të cilëve u është refuzuar azili. Vijojnë çdo javë operacionet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil apo që kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN. Nëpërmjet një fluturimi me charter nga Metz, Nancy, kanë mbërritur në Rinas 49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, nga të cilët 5 janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca. Veç bashkëkoordinimit Francë – Belgjikë dhe Francë – Holandë, kësaj radhë kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare. Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero. Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar masat gjatë intervistimit, për arsyet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN, si dhe masat në kufirin e gjelbër.