Protestë në Tiranë për Nartën, thirrje politike dhe kërkesa për anulimin e projektit turistik…

Shpërndaje

Me thirrjet “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Poshtë Edi Rama”, protestues nga Vlora dhe Tirana kanë zhvilluar një marshim nga Drejtoria e Policisë drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas pranë Kryeministrisë. Tubimi u organizua në mbështetje të aktivistëve të përfshirë në ngjarjet e Nartës.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kërkuan anulimin e projektit turistik në zonë, dorëheqjen e qeverisë dhe drejtuan kritika të forta ndaj klasës politike në tërësi.

Vëmendje të veçantë mori edhe një moment kur një protestues i bëri thirrje gazetarit Marin Mema të angazhohet politikisht dhe të marrë drejtimin e një lëvizjeje të re.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Shpërndaje