Prokuroria e Lezhës: Floriani, 17 vjeçar vrau për gjakmarrje, pistoletën e siguroi në Shkodër…

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të 17-vjeçarit, Florian Përvathi i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

Ndaj adoleshentit janë ngritur akuzat “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

Organi i akuzes ka arritur të provojë se i riu e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimes i kishte vrarë babane, në vitin 2009, kur ishte vetëm 4-vjeç, ndërsa armen pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes.

Dosja penale është hedhur në short dhe brenda pak ditësh do të zhvillohet seanca paraprake gjyqësore në Gjykatën e Lezhës, ndërsa 17-vjeçari vijon të jetë me masen e sigurisë “Arrest në burg” dhe po qëndron në institucionin e vuajtjes së dënimit për të mitur në Kavajë dhe në vazhdimësi trajtohet me psikolog.

Referuar akuzës ndaj të miturit, sipas Kodit Penal të Shqipërisë neni 78 a, thotë se vrasja për gjakmarrje dënohet jo më pak se 30 vjet burg, ndërsa nuk dihet nëse Përvathi do të përiftojë ulje dënimi për shkak të moshës.

Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditen e 24-janarit 2022 të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyrë me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Menjehere pas krimit u vetëdorëzua në polici duke treguar dhe motivet e ngjarjes.