Presidenti Erdogan rezulton pozitiv me koronavirus…

Bëhet e ditur se Presidenti i Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan doli pozitiv në testin e koronavirusit (Covid-19).

Presidenti Erdogan, në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, deklaroi se testi për Kovid-19 që kishte bërë së bashku me bashkëshorten e tij Emine Erdogan, doli pozitiv.

“Sot rezultati i testit tonë për Covid-19, të cilin e bëra së bashku me bashkëshorten time pas simptomave të lehta, rezultoi pozitiv. Fatmirësisht, ne jemi duke kaluar një sëmundje të lehtë, të cilën mësuam të jetë varianti Omicron. Ne jemi në krye të detyrës. Ne do të vazhdojmë punën tonë në shtëpi. Presim lutjet tuaja.”, shkroi Presidenti Erdogan në median sociale.