Policia e Shkodrës: aksident rrugor dhe raste dhune e vjedhjeje, materialet në Prokurori…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje, në aksin rrugor “Koplik – Bajzë”, shtetasi K. N., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. H., 24 vjeç. Si pasojë e kësaj përplasjeje, dy drejtuesit e automjeteve janë paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër për kontroll mjekësor dhe pas ekzaminimeve, janë larguar nga spitali pa probleme për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. M., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-S. C., 28 vjeç, dhe E. R., 22 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P. B., 44 vjeç, se këta dy shtetas i kanë vjedhur biçikletën në muajin shtator 2025.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje